Telegrafi

Real Madridi dhe Interi largohen nga gara, Juventusi favorit për transferimin e Pogbas

Juventusi tani thuhet se është favoritë për Paul Pogba dhe synon të përdor Adrien Rabiot ose Aaron Ramsey në shkëmbim të pjesshëm, pasi Real Madridi dhe Inter u tërhoqën nga gara.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Real Madridi dhe Interi nuk janë më të interesuar për nënshkrimin e Pogbas, të shtyrë nga çmimi prej 100 milionë eurosh dhe problemet e tij të fundit me lëndime.

Kjo i lë vetëm Paris Saint-Germain dhe Juventusin në garë dhe Bianconerët cilësohen si favorit, veçanërisht pasi ai është akoma shumë i dashur për gjigantët italian dhe ish-bashkëlojtarët e tij.

Lexo po ashtu Real Madridi ndërprenë interesimin për Pogban

Skuadra e Maurizio Sarrit gjithashtu do të ishte favorit kur bëhet fjalë për negociatat me Manchester Unitedit, pasi ata mund të përdorin Rabiot si pjesë të marrëveshjes së këmbimit.

Mediat në Angli gjithashtu raportojnë se edhe Ramsey mund të përdoret në një shkëmbim me yllin francez.

Pra, dy lojtarë që Juventusi nënshkroi si agjentë të lirë verën e kaluar tashmë mund të shndërroheshin në një fitim duke ulur shumë çmimin e Pogbas. /Telegrafi/