Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga Milani dhe shumë klube të mëdha evropiane duan shërbimet e tij.
Chelsea ka zhvilluar bisedime me agjentin e portierit të Milanit, Gigio Donnarumma.
Është gazetari Nicolo Shira nga Gazzetta dello Sport, i cili thotë se Chelsea po flet me Mino Raiola për italianin.
Ai ka shtuar se nuk janë Rossonerët klubi i vetëm që e do italianin, pasi ai pëlqehet edhe nga Reali, PSG-ja dhe Juventusi.
“Milani po mendon të shesë Gigio Donnarumman për të rregulluar bilancin e financave të tyre”, ka shkruar Schira në Twitter.
“Real Madrid, PSG dhe Chelsea tashmë kanë bërë kontakte me Raiolan dhe janë gati të ofrojnë një pagë prej tetë milionë euro në vit për portierin”.
“Juventusi po e vëzhgon me kujdes situatën”.
“Në Chelsea nuk janë të kënaqur me Kepan dhe ata po shikojnë përreth për portierin e ri”.
“Dy javë më parë Reali foli me Raiolan. Kështu që ata janë të interesuar”, përfundoi gazetari italian. /Telegrafi/