Site icon Telegrafi

Real Madrid refuzon ofertën kolosale të Chelseat për Morata

Chelsea kanë dërguar një ofertë prej 60 milionë euro për Alvaro Morata, por është hedhur poshtë nga Real Madrid.

Sipas Marca, agjenti i sulmuesit spanjoll, Juanma Lopez, është takuar me drejtuesit e ‘Los Blancos’ të premten për të paraqitur atyre ofertën e klubit anglez, edhe pse ajo u hodh poshtë.

Antonio Conte ka kontaktuar drejtpërdrejtë Moratan dhe e bindi atë për të kaluar në Stamford Bridge.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Kjo pasi, trajneri italian ka planifikuar që ai të fillojë si titullar në sulm së bashku me Diego Costa, pavarësisht se mediet angleze raportojnë të kundërtën.

Megjithatë, dëshira e Madridit për të marrë dyfishin e 32 milionë eurove që ata paguan për të sjellë të riun e tyre mbrapa nga Juventus, bënë që spanjollët të refuzojnë ofertën e Chelsea dhe do të lejojnë Arsenalin dhe Manchester Unitedin të funte përsëri në garë. /Telegrafi/

Exit mobile version