Mykhaylo Mudryk është shpresa e madhe e futbollit ukrainas.
Sulmuesi i talentuar ukrainas po shkëlqen me Shakhtar Donetsk dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Gjatë afatit kalimtar veror, në drejtim të Shakhtar Donetsk shkuan disa oferta kryesisht nga skuadrat angleze.
Arsenal, Newcastle United, Everton dhe West Ham United e kërkuan anësorin ukrainas, derisa Roma dhe Lazio u interesuan nga Serie A.
Por duke parë shkëlqimin e tij, numri i skuadrave të mëdha që e duan është rritur, pasi tani në garë janë edhe Real Madrid dhe Liverpool.
21-vjeçari ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë në dy sfidat e para në grupet e Ligës së Kampionëve, duke treguar formë të lartë.
Marca ka raportuar se si Los Blancos ashtu edhe The Reds janë duke e përcjellë ecurinë e ukrainasit deri në janar para se të përgatisin ofertë për të.
Në garë për anësorin këmbëshpejtë mbetet edhe Arsenal, derisa Shakhtar është gati ta lejoj largimin e lojtarit vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/
You sent