Real Madrid është skuadra e fundit që ka treguar interes për mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger, i cili pëlqehet shumë edhe nga Bayern Munichu.
Gjermani është në vitin e fundit të kontratës së tij, pasi marrëveshja e tij aktuale me Blutë skadon në verën e vitit 2022.
Sipas raporteve në Spanjë, Reali tani është bashkuar me Bayern Munichun në garën për të nënshkruar me Rudigerin në verë.
Duke marrë parasysh situatën e tij të kontratës, qendërmbrojtësi madje mund të flasë me ekipet për një para-kontratë qysh nga muaji janar.
Chelsea është ende me shpresë për ta lidhur atë me një kontratë të re, por kërkesat e tij për rritje page mendohet se janë një çështje.
Rudiger është një anëtar kyç i mbrojtjes prej tre qendërmbrojtësve të Thomas Tuchel aktualisht. /Telegrafi/