Site icon Telegrafi

Reagimi i pakënaqur i Felix duke goditur ulësen, nxit Juven dhe Interin të angazhohen për shërbimet e tij

(Fotomontazh: Screenshot/LaLiga Santander/Daily Mail)

Juventusi dhe Interi janë të gatshëm t’i kërkojnë shërbimet e yllit të Atletico Madridit, Joao Felix, pasi ky i fundit e ka shprehur haptas pakënaqësinë me trajnerin Diego Simeone.

Dy klubet italiane janë admirues të anësorit portugez, i cili kishte reaguar pas zëvendësimit në derbin e fundjavës ndaj Real Madridit.

Pasi u zëvendësua kur kishin mbetur edhe gjysmë ore lojë dhe skuadra e tij ishte duke humbur, Felix reagoi duke goditur një ulëse në Valdebebas.

(Foto: Screenshot/LaLiga Santander)

Siaps Calciomercato, 21-vjeçari nuk ka ndërtuar një raport të mirë më Simeonen prej se i është bashkuar klubit spanjoll, prandaj klubet nga Serie A besojnë se mund ta bindin t’u bashkohet atyre.

Megjithatë, do të jetë vështirë që ta paguajnë shumën, të cilën Atletico ia pagoi Benficas për të në vitin 2019, ashtu që po mendojnë të përfshijnë lojtarë në marrëveshje.

Interi e ka Lautaro Martinezin për ta shkëmbyer, derisa Juve e ka në dispozicion Paulo Dybalan. /Telegrafi/

https://twitter.com/GoalooSports/status/1337965191594528770

Exit mobile version