Banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë qëndruar vetëm për disa orë në një dhomë në kuadër të provës javore.
Ata u kujdesën për një bebe, ndërsa gjatë asaj kohe nuk munguan batutat, bisedat serioze e po ashtu edhe disa momente të bukura ndërmjet tyre.
Në një çast, Luizi u fut për të bërë një dush në banjën që ndodhej në dhomë dhe kishte harruar mikrofonin.
Derisa iu kërkua të merrte mikrofonin, ai i tha Kiarës që t’ia sillte meqë kishte hyrë brenda.
Ajo u afrua në banjë për t’ia dhënë mikrofonin dhe në ato momente bëri një reagim, pasi duket se e kishte parë tërësisht të zhveshur.
Ejlli nga ana tjetër filloi të qeshte, gjersa videoja u shpërnda gjithandej në rrjetet sociale.
Dyshja siç shihet po e shijojnë kohën brenda dhe Luizi ka shprehur hapur dashurinë që ka për Kiarën. /Telegrafi/