Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas triumfit në finalen e Kupës FA me Arsenalin duke mposhtur Chelsean.
Arsenali ka arritur të fitojë me rikthim ndeshjen finale të Kupës FA ndaj Chelseat, duke i mposhtur rivalët e urryer lokal me rezultat 2-1.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (28’,67’) për Arsenalin, ndërsa për Chelsean shënoi Christian Pulisic (4’).
Megjithatë, njëri nga lojtarët kryesor të Arsenalit në këtë ndeshje ishte edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka.
Xhaka ndihmoi ekipin e tij me stabilitet në mesfushë, ndalje dhe nisje të aksioneve si dhe ‘detyroi’ Mateo Kovacicin të ndëshkohet me të kuq pas dy ndërhyrjeve ndaj tij.
Pas këtij triumfi në finalen e Kupës FA, Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të folur rreth finales së fituar ndaj Bluve.
“Krenarë për këtë ekip! Luftë e madhe! Merituam të fitojmë”.
“I thash Aubameyangut që do të shënosh 2 herë sot!”, ka shkruar Xhaka. /Telegrafi/