Aaron Ramsey ka vendosur të largohet nga Arsenali si futbollist i lirë.
Kontrata e mesfushorit uellsian me Topçinjtë skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Edhe pse klubi anglez i ka ofruar rinovimin e kontratës, Ramsey një gjë të tillë e ka refuzuar.
Lojtari po dëshiron të largohet nga Arsenali si futbollist i lirë në qershor të vitit 2019.
Skuadrat më të mëdha italiane kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Roma, Juventus, Milan dhe Napoli po e duan transferimin e tij në Serie A.
Por interesim për të ka shprehur edhe rivali lokal i Arsenalit, Chelsea.
Ndërkohë së fundmi në garë për reprezentuesin uellsian është futur edhe skuadra ruse Zenit St Petersburg.
Ramsey po kërkon një kontratë të re me pagë vjetore prej gjashtë milionë euro në stinor.
27-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2008 kur iu bashkua nga Cardiffi. /Telegrafi/