Site icon Telegrafi

Ramos: Van Dijk mund ta fitojë Topin e Artë

Sergio Ramos beson se mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk mund të fitojë Topin e Artë pas një sezoni të shkëlqyeshëm individual dhe ekipor.

Van Dijk po përpiqet të bëhet mbrojtësi i parë që fiton Topin e Artë që nga viti 2006, kur Fabio Cannavaro e fitoi, pas u shpall kampion bote me Italinë.

“Unë nuk e di, por nëse Cannavaro e fitoi atë, atëherë pse jo?”, ka thënë fillimisht Ramos për gazetën spanjolle AS.

Lexo po ashtu Van Dijk futbollisti i vitit në Evropë, mposhtë Messin dhe Ronaldon

“Ju duhet të mbani gjallë ëndrrën që keni pasur si fëmijë në mënyrë që të mund të ndodhë. Ai pati një sezon të shkëlqyeshëm”.

“Ne gjithmonë flasim për Cristiano Ronaldo dhe Messin, por mundësia që një lojtar tjetër mund ta fitojë atë është një gjë e bukur”.

Lexo po ashtu Ferdinand: Van Dijk nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i Vitit' nga UEFA

“Nëse ai fiton, unë do ta përgëzoj. Ai pati një sezon shumë të mirë”, përfundoi kapiteni i Real Madridit.

Ndryshe, holandezi e fitoi çmimin si ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA. /Telegrafi/

Exit mobile version