Telegrafi

Ramos dhe Van Dijk zgjedhin kundërshtarët e tyre më të vështirë – vetëm njëri e ka në listë Messin

Sergio Ramos dhe Virgil van Dijk kanë emëruar kundërshtarët më të vështirë që janë përballur deri më tani në karrierën e tyre.

Mbrojtësi holandez ishte përballur me Lionel Messin në Ligën e Kampionëve, madje kishte sfiduar argjentinasin për Topin e Artë në vitin 2019.

Gjatë një interviste në Q&A, mbrojtësi 29-vjeçar ka zbuluar emrat e kundërshtarëve më të vështirë që është përballur deri më tani.

Van Dijk ka thënë se Sergio Aguero dhe Messi janë kundërshtarët e tij më të vështirë, edhe pse është përballur edhe me disa të tjerë.

“Ka shumë sulmues që janë të vështirë për t’u markuar, por më i vështiri për mua është Leo Mesi”, ka thënë kapiteni i Holandës.

Në anën tjetër, Ramos nuk e ka përfshirë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë edhe pse janë përballur disa herë në El Claciso dhe në garat e tjera.

“Për mua, më i pandalshmi është Ronaldinho. Në kohën e tij më të mirë, vështirë se ndonjë mbrojtës mund t’i bënte ballë atij”, ka thënë spanjolli.

“Por, ka edhe të tjerë si Samuel Eto’o, Zlatan Ibrahimovic, që mund të shkaktonin probleme me shpejtësinë apo me fizikun e tyre”, ka shtuar më tej Ramos. /Telegrafi/