Agjenti i njohur, Mino Raiola ka ofruar emrat e katër lojtarëve te Barcelonë pas një takimi që u zhvillua mes drejtuesve të klubit dhe tij të hënën mbrëma.
Sipas faqes Barca Universal, presidenti i klubit Joan Laporta u takua me Raiolën pasi ishte tashmë në Itali për të parë ceremoninë e Golden Boy, dhe u diskutuan të paktën emrat e katër lojtarëve.
Erling Haaland thuhet se është në krye të listës së prioriteteve të Laportas dhe tashmë janë zhvilluar bisedime në lidhje me lëvizjen e mundshme të norvegjezit në Camp Nou.
Paul Pogba është vazhdimisht i lidhur me një largim nga Manchester United dhe francezi mund të largohet nga Old Trafford si një transferim i lirë verën e ardhshme.
Ai është një lojtar që do të tërheqë Barcelonën, por paga e tij e madhe mund të parandalojnë arritjen e një marrëveshjeje.
Noussair Mazraoui është gjithashtu në vitin e fundit të kontratës së tij me Ajaxin dhe do t’i jepte Barçës një tjetër opsion si mbrojtës i djathtë duke pasur parasysh se e ardhmja e Sergino Dest mbetet e pasigurt, ndërsa Dani Alves do të qëndrojë në klub vetëm deri në fund të këtij sezoni.
Ndërkohë, talenti i Paris Saint Germain, Xavi Simons ishte një tjetër lojtar në rendin e ditës, me holandezin që kishte kaluar tashmë kohë në akademinë e Barçës, La Masia para se të largohet drejt gjigantit nga Ligue 1.
18-vjeçari është gjithashtu i gatshëm të shohë përfundimin e marrëveshjes së tij aktuale në Parc des Princes dhe thuhet se është i etur për një rikthim në Kataluni.
Megjithatë, më herët është raportuar se Laporta nuk ka pasur dëshirë ta rikthejë në klub holandezin. Do të jetë interesante të shihet nëse diçka do të ndryshojë në këtë drejtim në një të ardhme jo shumë të largët.
Tani për tani, Xavi do të duhet të mjaftohet me lojtarët aktualë që ka në dispozicion kur skuadra e tij pret Elche të shtunën, përpara një udhëtimi në Sevilla të martën para pushimit të ardhshëm të Krishtlindjeve. /Telegrafi/