Telegrafi

Raiola thuhet se po e përdor Juventusin për t’i bërë presion Realit ta transferojë Pogban

Është duke u raportuar se Mino Raiola po e përdorë Juventusin vetëm si pretekst për t’i bërë presion Real Madridit që ta transferojë Paul Pogban në këtë afat kalimtar.

Tashmë është bërë e ditur se mesfushori francez e dëshiron largimin nga Manchester United, pas rikthimit trevjeçar nga Zonja e Vjetër në Old Trafford.

Fituesi i Kupës së Botës ende nuk është rikthyer në stërvitjet e skuadrës angleze, pasi Ole Gunnar Solskjaer i ka dhënë atij edhe disa ditë pushim, pas ndeshjeve të zhvilluar me Francën në kualifikimet për Euro 2020.

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Lojtari aktualisht është duke i shijuar pushimet në Amerikë, por në Spanjë raportojnë se nga atje po e planifikon transferimin te Los Blancos.

Lexo po ashtu Zidane planifikon edhe një nënshkrimin gjatë kësaj vere

AS ka raportuar se Mino Raiolan është duke bërë gjithçka që Pogba të transferohet në këtë afat kalimtar në Santiago Bernabeu.

Manchester United thuhet se nuk dëshiron ta shesë francezin, por nëse ndodhë largimi i tij, atëherë do t’i kërkojnë rreth 140 milionë euro. /Telegrafi/