Telegrafi

Raiola: Ibrahimovic i hapur për t’iu bashkuar Milanit, Pogba e ka në zemër Juventusin

Pogba - Ibrahimovic (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Agjenti i njohur Mino Raiola ka thënë se Zlatan Ibrahimovic e ka derën e hapur për t’u bashkuar me Milanin, ndërsa Juventusi mbetet në zemrën e Paul Pogbas.

Përfaqësuesi i njohur i lojtarëve pritet të arrijë në Itali gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar të ardhmen e klientëve të tij.

Raiola ka folur me mediumin italian Rai Sport për thashethemet e fundit të transferimit që rrethojnë klientët e tij.

Lexo po ashtu Ibrahimovic kërkon marrëveshje të gjatë nga Milani

Ibrahimoviç mund të kthehej në San Siro pasi LA Galaxy nuk arriti të hynte në Play-Off të MLS-së dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i njohur.

Mino Raiola dhe Zlatan Ibrahimovic

“Unë konfirmoj atë që kam thënë më parë, marrëdhënia me drejtuesit e rinj të Milanit është e shkëlqyer, prandaj dera është e hapur. Të gjitha opsionet mbeten të hapura”, ka thënë fillimisht Raiola.

Pogbas iu dha një mirëseardhje të ngrohtë nga tifozët e Juventusit kur luajti për Manchester United këtë javë dhe Raiola foli edhe për të ardhmen tij.

Lexo po ashtu Pogba flet për fitoren dhe rikthimin e mundshëm te Juventusi

“Ai ka përmirësuar marrëdhëniet e tij me Jose Mourinhon dhe tani është më i qetë, sepse ai ndjehet i rëndësishëm për Manchester Unitedin, edhe nëse Torino dhe Juventusi mbeten në zemrën e tij”, përfundoi agjenti.

Ndryshe, dimri pritet të jetë i nxehtë si për Milani, ashtu edhe për Juventusin dhe të ardhmen e Ibrahimovicit e Pogbas. /Telegrafi/