Super agjenti Mino Raiola, ka thënë se Justin Kluivert është gati të nënshkruajë kontratë të re me Ajaxin.
Holandezi i talentuar ka qenë i lidhur me klube si Manchester United dhe Real Madrid në javët e fundit.
“Bisedimet janë duke shkuar shumë mirë, por jam i detyruar që ta mbajë situatën në kontroll me qetësi”.
“Justin është djalosh i Ajaxit, me zemër të madhe të Ajaxit dhe ai preferon të qëndroj”.
“Ka shumë interesim për të nga klubet e mëdha”.
“Duhet t’i marrim seriozisht këto oferta, pasi jemi duke biseduar për njërin nga talentët më të mëdha në botë”, ka thënë Raiola për De Telegraaf.
Kluivert ka qenë i lidhur me shuam klube të njohura, ndërsa dëshira e tij e madhe është Barcelona, ku babai i tij ka bërë pjesën më të madhe të karrierës. /Telegrafi/