Mino Raiola këmbëngul se Mario Balotelli vlen 100 milionë euro dhe se ka folur me Juventusin, Romën, Napoli dhe Interin për transferimin e tij. Agjenti i njohur gjithashtu ka folur edhe për portierin e Milanit, Gianlugi Donnarumma.
Kontrata e sulmuesit italian të Nice skadon më 30 qershor të këtij viti dhe klubi francez nuk mund ta përballojë atë nëse nuk kualifikohen për Ligën e Kampionëve.
“Mario është gati të kthehet, ai është pjekur dhe tani është njëri nga 10 sulmuesit më të mëdhenj në botë”, ka thënë fillimisht Raiola në një intervistë me Rai.
“Në Itali ai është numri një. Ai ka vlerë prej 100 milionë eurosh, por është një transferim i lirë dhe prandaj është një ujdi e mirë”.
“Unë tashmë po negocioj me shumë klube në Angli dhe në Itali. Kam folur me Juven, Romën, Napolin dhe Interin”.
“Milan? Jo, sepse [drejtori sportiv Massimiliano] Mirabelli është atje dhe unë nuk mund të flas me të, unë nuk jam në nivelin e tij “.
Marrëdhënia e vështirë e Raiolas me Mirabellin ka çuar në raportet që Gianluigi Donnarumma mund të largohen nga Rossonerët më shpejt se sa pritej.
“Gigio bëri një zgjedhje dhe kjo ishte për të qëndruar në Milano. Unë e respektoj këtë. Nëse më thotë se donë të largohet, do të filloja të punoja menjëherë, sepse ka oferta të rëndësishme”.
“Në fakt, në qoftë se do të ishte për mua, Gigio duhet të largohet nga Milani”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/