Site icon Telegrafi

Rafinha do të largohet nga Barcelona, katër skuadra pas mesfushorit brazilian

FERRARA, ITALY - JANUARY 28: Rafael Alcântara do Nascimento Rafinha of FC Internazionale warms up before the serie A match between Spal and FC Internazionale at Stadio Paolo Mazza on January 28, 2018 in Ferrara, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Mesfushori brazilian Rafinha është rikthyer te Barcelona pas huazimit gjashtë mujor te Interi.

Skuadra italiane vazhdon të insistojë për transferimin e tij, por e dëshiron vetëm si huazim me të drejtë blerje.

Barcelona nuk është duke pranuar largimin e tij dhe po kërkon një skuadër që do ta blejë menjëherë.

Kësisoj Interi duket se do ta ketë tejet të vështirë t’i siguroj shërbimet e brazilianit.

Rafinha Getty Images)

Së fundmi mediat spanjolle kanë raportuar se braziliani mund ta vazhdoj karrierën në Angli tek Tottenham Hotspur.

Londinezët janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për transferimin e Rafinhas në Ligën Premier.

Interesim për mesfushorin kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera të respektuara në Evropë si Fenerbahce dhe Benfica.

Rafinha në Serie A me fanellën e Interit zhvilloi 17 ndeshje ku shënoi dy gola dhe bëri tre asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version