Telegrafi

Rafael Nadal shpreson që Benzema të fitojë Topin e Artë

Karim Benzema është një nga kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2021 dhe ai ka marrë disa mbështetje të profilit të lartë nga tenisti i njohur Rafael Nadal.

Gara për Topin e Artë 2021 vazhdon të jetë njëra nga më të përfolurat e ngjarjeve sportive.

Gjatë ditëve të fundit është publikuar lista e ngushtë me 30 futbollistë që ta fitojnë çmimin dhe Benzema shihet si njëri nga favoritët.

Lexo po ashtu ‘France Football’ publikon listën e plotë me kandidatët për ‘Topin e Artë’ - 30 emra me disa befasi

Sulmuesi francez i Real Madridi ka filluar të marrë mbështetje për ta fituar çmimin dhe i fundit që i ka dalë në përkrahje është tenisti Nadal.

Ylli i tenisit, i cili është një tifoz i famshëm i Real Madridit, shkroi një postim në rrjetet sociale për të shpjeguar pse shpreson që sulmuesi të fitojë këtë vlerësim individual.

Lexo po ashtu Top tre kandidatët për ta fituar Topin e Artë, fituesi i votave të tifozëve "nuk ka rival"

“Ai ka admirimin tim si lojtar, ai tregon përkushtim ndaj sportit dhe demonstron profesionalizëm në moshën e tij”.

“Fat i mirë Benzema dhe ju keni mbështetjen time për Topin e Artë 2021”, ka shkruar Nadal. /Telegrafi/