Carles Puyol pretendon se Neymar mund të bashkohet me Real Madridin dhe nuk sheh ndonjë problem me të, pavarësisht nga e kaluara e tij në Barcelonë.
Neymar u largua gjatë verës së kaluar drejt Paris Saint-Germainit për një shifër rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë eurosh.
Megjithatë, edhe pas kalimit të tij në Parc des Princes, e ardhmja nuk i është definuar, pasi klube të mëdha evropiane i duan shërbimet e tij.
Real Madridi është cilësuar më së shumti si destinacioni i ardhshëm i Neymarit nëse ai largohet nga PSG, dhe kjo ka krijuar polemika pasi dihet e kaluara e tij.
Por, legjenda e Barçës, Puyol, i cili luajti me sulmuesin brazilian në Camp Nou gjatë sezonit 2013-14, pranoi se ky veprim mund të ndodhë dhe nuk ka ndonjë problem.
“Po, unë mendoj se ai mund të bashkohet me Madridin. Nuk shoh ndonjë problem me të”, ka thënë fillimisht ish-kapiteni i Barçës për mediumin Estadao.
“Ai është një profesionist dhe nuk është kaq e panatyrshme, por mendoj se do të jetë e vështirë për të që të largohet nga PSG pasi kanë shpenzuar shumë para për ta nënshkruar atë”, përfundoi Puyol.
Për yllin brazilian interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat e mëdha nga Mançesteri, Unitedi dhe City, të cilët janë gati të paguajnë shifra të mëdha për Neymarin. /Telegrafi/