Telegrafi

Putin me pretendime të çuditshme: Ne dhe ukrainasit jemi një popull, Rusia po i lufton neo-nazistët

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka mbajtur një konferencë për shtyp teksa ka folur rreth pushtimit në Ukrainë.

Putin thotë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull”, por se ukrainasit janë “kërcënuar dhe disave u është shpëlarë truri”.

Ai gjithashtu vazhdon pretendimet e çuditshme se Rusia po lufton “neo-nazistët” dhe se civilët po përdoren si “mburoja njerëzore”, raporton skynews.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

Ndryshe nga sa ka thënë Ukraina, ai thotë se forcat ruse kanë ofruar korridore humanitare për civilët që të largohen dhe se “nacionalistët” ukrainas po i bllokojnë ata.

Ndërkohë, ai thotë se “operacioni ushtarak special” – siç e ka quajtur Rusia – po shkon sipas planifikimit.

“Të gjitha objektivat që u vendosën po zgjidhen ose po arrihen me sukses”, thotë ai.

Lexo po ashtu "Unë nuk kafshoj, nga çka frikësohesh?" - Zelensky fton në takim Putinin

Kjo ndodh pavarësisht se inteligjenca perëndimore sugjeron se pushtimi është prapa planit të Rusisë.

Ndryshe, Putin nuk iu ka përgjigjur kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt për një takim kokë më kokë. /Telegrafi/