Telegrafi

PSG vë në shitje 10 lojtarë, për të financuar transferimin e Messit

Paris Saint-Germain është i gatshëm që të largojë dhjetë lojtarë në këtë afat kalimtar, për të financuar transferimin e Lionel Messit.

Pasi u njoftua se ai do të largohej nga Barcelona, ​​gjigantët francezë kanë lëvizur me shpejtësi dhe tani duket se do të përfundojnë një marrëveshje të bujshme për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë në ditët në vijim.

Messi, i cili do të veshë numrin 19-të në Paris, pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsionin edhe për një tjetër vit.

Lexo po ashtu Fabrizio Romano konfirmon se Messi ende gjendet në Barcelonë

Sipas The Athletic, ai do të marrë një bonus prej 25 milionë eurosh dhe do të fitojë të njëjtën shumë çdo vit gjatë qëndrimit të tij në Paris.

PSG ka kapacitetin financiar për të përfunduar marrëveshjen dhe pret të fitojë shuma të mëdha nga marrëveshjet komerciale dhe shitjet e fanellave pas nënshkrimit, megjithatë ata ende duhet të shkurtojnë faturën e tyre të pagave.

Lexo po ashtu Messi ende nuk ka arritur, por festa te tifozëve të PSG-së tashmë ka filluar para aeroportit të Parisit

Si rezultat, thuhet se një numër i lojtarëve që luajnë në skuadrën e parë janë vënë në shitje.

PSG është shumë e hapur për oferta në lojtarët si, Abdou Diallo, Thilo Kehrer, Idrissa Gueye, Keylor Navas dhe Rafinha, ndërsa ata madje mund t’i lënë të largohen edhe emra si, Mauro Icardi dhe Ander Herrera të largohen pavarësisht se dyshja janë të etur për të qëndruar.

Lexo po ashtu Luizi shpreson që ka fituar 10 mijë ndjekës deri tani, por ai ka arritur mbi gjysmë milion të tillë në Instagram dhe afro katër miliardë shikime në TikTok

Edhe pse ka një pasiguri rreth së ardhmes së Kylian Mbappes pasi kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, PSG shpreson se arritja e Messit, do ta bindë atë të qëndrojë në Parkun e Princave.

Ardhja e Messit mbyll një afat kalimtar mjaft të suksesshëm te PSG, pasi ata tashmë kanë transferuar edhe disa lojtarë pa paguar asnjë cent.

Ashtu si Messi, klubi mori Sergio Ramos, Gini Wijnaldum dhe Gianluigi Donnarumman. /Telegrafi/