Telegrafi

PSG ua ofron Neymarin tre gjigantëve evropianë, por jo edhe Barcelonës

Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

E ardhmja e Neymarit thuhet se ka marrë një kaheje të re. Braziliani është i vendosur që të largohet nga Paris Saint-Germian, derisa zgjedhja e tij e parë mbetet rikthimi te Barcelona.

Sipas Mundo Deportivos, lojtari i rebeluar është në dijeni se rikthimi i tij te skuadra katalonase është duke u komplikuar, pasi kampioni i Ligue 1 u ka ofruar tri skuadrave lojtarin.

Mediumi spanjoll më tej raporton se parisienët u kanë ofruar Neymarin skuadrave si, Real Madrid, Juventus, Bayern Munich dhe Manchester United, pasi lojtari nuk e do më qëndrimin në Parkun e Princave.

Neymar (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi 27-vjeçar pas Kupës së Amerikës ka refuzuar që të rikthehet te skuadra franceze, derisa edhe këta të fundit janë të gatshëm ta shesin.

Lexo po ashtu PSG nuk i dëshiron Coutinhon e Dembelen, kërkon mbi 222 milionë euro për Neymar

Por, PSG-ja po kërkon mbi 222 milionë euro për ta lënë të lirë Neymarin, ndërsa Barcelona ka ofruar Ousmane Demebeln dhe Philipe Coutinhon në shkëmbim.

Kampioni i Ligue 1 ka refuzuar këtë ofertë nga Blaugranasit, për t’i hapur rrugë kështu Real Madridit, që shihet si favorit për ta transferuar brazilianin. /Telegrafi/