Interi thuhet se ka kërkuar Leandro Paredesin plus 20-30 milionë euro në këmbim të shitjes së mbrojtësit Milan Skriniar te Paris Saint-Germain.
Sipas gazertës italiane Tuttosport, marrëveshja po diskutohet pasi Paris Saint-Germain kërkoi informacion mbi disponueshmërinë e sllovakut Skriniar.
Qendërmbrojtësi nuk përshtatet në taktikat e trajnerit Antonio Conte dhe është hedhur në treg këtë verë, me shpresën për të mbledhur fonde për marrëveshje të tjera.
Skriniar ka qenë i lidhur edhe me klubet e mëdha angleze si Manchester United, Manchester City, Tottenham dhe Arsenal.
Nëse ai shkon në Ligue 1 te PSG, atëherë Inter kërkon shërbimet e mesfushorit Paredes së bashku me 20-30 milionë euro në këmbim.
Tuttosport et le double transfert Skriniar-Paredes entre l’Inter et le PSGhttps://t.co/hyN14c1ds0 via @Canalsupporters #teamPSG #mercatoPSG pic.twitter.com/WlP46JuAg2
— Canal Supporters (@CanalSupporters) August 29, 2020
Do të ishte një kthim në Serie A për mesfushorin 26-vjeçar të Argjentinës, i cili tashmë ka luajtur për Chievo, Empoli dhe Roma.
Sa i përket Skriniar, ai do të ishte zëvendësuesi ideal për Thiago Silva, i cili u largua nga PSG si lojtar i lirë për të nënshkruar me Chelsean. /Telegrafi/