Paris Saint-Germain është i interesuar në portierin e Manchester Unitedit, David de Gea dhe kjo si duket nuk po i pëlqen aspak Real Madridit.
PSG po kërkon për disa përforcime të reja në verë për të siguruar që ekipi i tyre më në fund mund të sfidojë ekipet e mëdha për trofeun e Ligës së Kampionëve.
Drejtuesit parisien si duket këtë do ta bëjnë nga porta, pasi nuk janë të bindur nga dyshja, Alphone Areola dhe Kevin Trapp.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, De Gea i pari është në listën e dëshirave të tyre për të blinduar portën.
Ky lajm sipas këtij mediumi me siguri do të alarmojë Real Madridin, i cili është lidhur gjithmonë me De Gean.
Por, duket se portieri spanjoll do të qëndrojë në United, me menaxherin Jose Mourinho që kohët e fundit ka thënë se nuk ka “shans” për t’u shitur.
Edhe vet De Gea para disa ditësh ka deklaruar se mendon të qëndroj në Old Trafford pasi dëshiron ta kthej Unitedin në kryre.
Ndryshe, PSG ka në listë edhe portierin e Romës, Alisson Becker, i cili pëlqehet nga drejtuesit e Parc des Princes. /Telegrafi/