Site icon Telegrafi

PSG dëshiron ta bëj të lumtur Messin, kërkon ta transferojë edhe një futbollist nga Barça vetëm për argjentinasin

Lionel Messi është bashkuar me Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar veror si futbollist i lirë.

Gjeniu argjentinas megjithatë ende nuk është përshtatur mirë me parisienët, duke shënuar vetëm një gol deri më tani.

Gjiganti francez është duke bërë gjithçka në mënyrë që ta bëj të lumtur futbollistin më të mirë në botë.

El Nacional ka raportuar se PSG i ka ofruar Barcelonës shkëmbimin mes Mauro Icardit dhe Sergio Agueros.

Aguero është një mik i ngushtë i Messit dhe transferimi i tij në Paris do ta bënte të lumtur argjentinasin.

Në anën tjetër Icardi mund të jetë një transferim i madh për katalunasit që janë në kërkim të një sulmuesi.

Kjo është vetëm një ide fillestare, por që mund të jetësohet gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Exit mobile version