Ashtu si rrokullisja e një monedhe, një vendim gjyqësor kundërthënës ka dy anët. Është e sigurt të thuhet se Lionel Messi luftoi me të qenit në fund i gabuar për komentet që bëri në Kupën e Amerikës.
Në nivelin e klubeve me Barcelonën , ylli argjentinas herë pas here ka gjetur veten në anën e djathtë të një vendimi të diskutueshëm.
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2009 kundër Chelseat dhe rikthimi në Camp Nou ndaj Paris Saint-Germianit në vitin 2017, e kishte lënë pesë herë fituesin e Topit të ratë e një buzëqeshje në fytyrë, por që ato dy përballja do të mbahen gjatë në mend.
Por, në Brazil 32-vjeçari nuk ishte edhe shumë me fat, madje edhe duke e shikuar VAR-in. Një numër i konsiderueshëm i vendimeve shkuan kundër ’Les Albiceletes’ e që edhe një herë Messi dështoi ta tregonte veten në përballjet ndërkombëtare.
Gjatë përballjes me Kilin për vendin e tretë në garën më të madhe në Amerikën Latine, ylli i Barcelonës u përjashtua nga loja me karton të kuq, ndërsa pas ndeshjes refuzoi ta pranonte medaljen e bronztë, duke thënë se gjithçka ishte e përcaktuar që Brazili ta fitonte garën që është e korruptuar.
“Nuk e mora medaljen se nuk dua të bëhem pjesë e korrupsionit, e mënyrës si na kanë trajtuar në këtë garë”, ka thënë 32-vjeçari.
“Largohemi me kokën lart, sepse me atë që treguam, duke qenë superiorë ndaj Brazilit, meritonim të shkonim në finale”.
“Tashmë është e qartë që Brazili do të dalë kampion, gjithçka është gatuar ashtu. Edhe nëse gjyqtarët nuk do ndikojnë, Peruja mendoj se nuk ka shumë shanse”.
“Unë them gjithnjë të vërtetën, kështu jam i qetë. Kartoni i kuq ka qenë për fjalët që thashë pas ndeshjes me Brazilin”, përfundoi kapiteni argjentinas.
Të vërtetën me raste, pasi Messi nuk ka thënë asnjë fjalë kur ka qenë në pyetje vendimet e gjyqtarëve në anën e tij.
Në rastin e famshëm në mes te Chelseat dhe Barcelonës në vitin 2009, Bluve ua kishin mohuar një numër i madh i penaltive.
Gjyqtari i asaj nate, Tom Henning Ovrebo, e mori nofkën e famshme ‘turpi i ndeshjes’ nga Didier Drogba, e që u dëgjua live në televizor.
Ovrebo nëntë vite më pas e ka pranuar se nuk ishte krenar për atë se çfarë ka bërë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Dy vite pas asaj nate famëkeqe në Stamford Bridgem katalunasit përsëri do të përfitonin nga një tjetër natë e Ligës së Kampionëve, pasi e mposhtën Real Madridin 2-0 në përballjen e parë të gjysmëfinales.
Në atë natë, Jose Mourinho dhe Pepe, u përjashtuan nga takimi, derisa Messi shënoi dy gola për të shkuar në finale, e që atje mposhtën Manchester Unitedin.
Askush nuk u përmbajt në atë natë, The Special One bëri disa deklarata se Blaugranasit ndër vite janë mbështetur nga gjyqtarët.
“Një ditë, do të doja që Josep Guardiola të fitonte këtë garë siç duhet”, tha Mourinho. “Po flasim për një ekip të futbollit absolutisht fantastik, kështu që pse ata kanë nevojë për këtë?”
“Vitin e kaluar ishte një mrekulli që Interi arriti të luante me 10 lojtarë për një kohë të gjatë, një mrekulli, pse nuk ekzistojnë katër penallti kundër Chelseat [në 2009], pse ta ndëshkojnë Van Persie në raundin e 1/8?”
“Pse Ovrebo? PseBusacca? Pse De Bleeckere? Pse Stark? (Të gjithë gjyqtarët) Pse? Sepse çdo gjysmëfinale do të ndodhë e njëjta gjë.
“Nga vjen fuqia e tyre? Nuk e di nëse është sponsorizim i UNICEF-it ose nëse është për shkak se ata janë djem të mirë, nuk e kuptoj, ata duhet të arrijnë në finale dhe do të shkojnë atje, ndalesa e fundit”, kishte thënë trajneri portugez.
Deklarata e Messit rreth CONMEBOL u kritikuan nga shumë persona, sidomos nga lojtarët që e kanë vlerësuar lartë argjentinasin gjatë gjithë karrierës së tij.
Kapiteni i Selecao, Thago Silva, ka thënë se yllit argjentinas i mungon respekti dhe se duhet ta kujtojë natën kur Barcelona e përmbysi rezultatin ndaj PSG-së.
Një tjetër kritikues ishte edhe Dani Alves, që deklaroi se ish-bashkëlojtari i tij ka qenë nervoz në ato momente dhe duhet të kërkojë falje, pasi është një mos respekt ndaj tyre.
Marquinhos i PSG-së i ka kujtuar po ashtu rastin e vitit 2017 në Ligën e Kampionëve, e që i ka bërë me dije se duhet të dal dhe të flas edhe për ato raste, jo vetëm kur dëmtohet ai. /Telegrafi/