Site icon Telegrafi

Projektohet shkëmbimi Pjanic-Jorginho

Juventus dhe Chelsea thuhet se kanë filluar bisedimet për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin mesfushorët Miralem Pjanic dhe Jorginho.

Jorginho, i cili e ndoqi trajnerin e Juventusit, Sarri nga Napoli te Chelsea në korrik të 2018, është lidhur me një rikthim në Itali dhe një ribashkim me ish-trajnerin.

Pjanic dukej i vendosur për një transferim te Barcelona këtë verë dhe gjoja ra dakord për një transferim në Katalouni, por gjërat duket se kanë marrë kahje tjetër.

Lexo po ashtu Chelsea i gatshëm të dëgjojë ofertën e Juventusit për Jorginhon

Sipas mediumit The Guardian, Blutë dhe Zonja e Vjetër kanë ‘filluar negociatat’ për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi në tregun e ardhshëm të transferimeve.

Raporti nënvizon se mesfushori i Barcelonës, Arthur nuk ka treguar asnjë interes për të kaluar në Serie A dhe për këtë nuk u arrit një marrëveshje e përfolur me Blaugranët.

Lexo po ashtu Pjanic, Juventusi dhe Barcelona presin vendimin e Arthurit për finalizimin e shkëmbimit

Jorginho, i cili më parë ka luajtur tre vjet nën Sarrin në San Paolo, ka bërë përshtypje nën urdhrat e Frank Lampard në Londër, duke kontribuar me katër gola dhe dy asistime në 26 paraqitjet e tij në Ligën Premier këtë sezon.

Pjanic ka luftuar për të bindur trajnerin e ri në Allianz Stadium dhe mund të sakrifikohet për të ndihmuar Sarrin të ribashkohet me yllin e Azzurrëve. /Telegrafi/

Exit mobile version