Site icon Telegrafi

Presidenti i ri i UEFA-s tregon kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo

Presidenti i sapozgjedhur i UEFA-s, Aleksandër Çeferin beson se rivaliteti në mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit është i mirë për futbollin.

Çeferin, i cili fitoi 42 nga 55 vota për t’u zgjedhur president para Michael Van Praag u përgjigjur një pyetjeje në lidhje se cili është lojtari i tij i preferuar.

“Ata janë të dy të mirë për futbollin, njëri ka disa gjëra më të mira se sa tjetri”, deklaroi Çeferin për Marca, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ky është futbollisti më i mirë në Ligën e Kampionëve sipas Guardiolas

“Ronaldo është fuqi e pastër, forcë dhe vendosmëri, ndërsa Messi është më shumë një artist”.

“Kush është më i mirë? Është e njëjta pyetje për Real Madrid dhe Barcelona – ata janë të dy të mirë për futbollin!”, përfundoi presidenti i ri i UEFA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version