Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka plane të reja për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Reali e kaloi pjesën më të madhe të verës duke ndjekur francezin, por United qëndroi i vendosur që ai të mos shitej.
Kjo nuk e ka ndaluar interesin e Real Madridit sidomos pas insistimit të Zinedine Zidanes në veçanti për të shtuar edhe më shumë mesfushorë.
Vlerësimi i yllit francez ka qenë prej kohësh pengesa e madhe dhe Mbretërit shpresojnë se mund të ulin vlerën e tij prej 188 milionë eurosh.
Por, presidenti i Realit, Florentino Perez është gati të bëjë çmendurinë për të transferuar Pogban në Bernabeu.
Sipas mediumit El Desmarque, Perez është gati të ofrojë dy lojtarë plus 85 milion euro në janar për të cilat ai është i bindur se do të jenë të mjaftueshme për Unitedin.
Mesfushori kreativ James Rodriguez dhe sulmuesi Mariano Diaz janë dy lojtarët që Perez është i gatshëm t’u ofrojë Djajve të Kuq.
Problemi për gjigantët spanjollë do të jetë të bindin Unitedin që dy lojtarët e tyre vlejnë 100 milionë euro. /Telegrafi/