Telegrafi

Presidenti i Fenerbahçes, Koç: Duhen para të majme për ta liruar Muriqin

Vedat Muriqi mbetet në radarin e shumë skuadrave evropiane duke përfshirë Tottenham Hotspurs, Lazion si dhe Leicester Cityn.

Sulmuesi prizrenas ka pasur një sezon të mirë në Superligën e Turqisë duke realizuar 17 gola dhe asistuar shtatë herë në 34 paraqitje.

Megjithëse ka marrë disa oferta për shtatgjatin, presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç nuk e ka ndërmend ta shes për çfarë do çmimi, transmeton Telegrafi.

“Po ta shesin vështirë se do të gjejmë sulmues të këtij kualiteti. Si Vedati nuk është e lehtë të gjesh. Nuk po mendojmë ta largojmë. Duhet të marrim një çmim ekstra për t’u liruar prej tij”, ka pohuar Koç.

Theksojmë se për 26-vjeçarin skuadra e drejtuar nga kroati, Slaven Bilic, WBA-ja ka ofruar 22 milionë euro për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Leicester City troket në dyert e Fenerbahces, dëshiron transferimin e Vedat Muriqit

Ndryshe, sulmuesi karrierën e ka filluar te Liria e Prizrenit gjersa ka luajtur edhe në Kategorinë Superiore shqiptare si dhe në Ligën e Parë turke. /Telegrafi/