Site icon Telegrafi

Presidenti i Barcelonës, Laporta fton Chelsean të bëjë ofertë për De Jongun

Presidenti i Barcelonës , Joan Laporta i ka thënë Chelseat se mund të nënshkruajnë me Frenkie de Jong.

Sipas mediumit CBS Sports, Bluve u është thënë se De Jong është në dispozicion nga Laporta.

Madje, presidenti i Barcelonës ka ‘inkurajuar’ londinezët që të bëjnë një ofertë për ish-lojtarin e Ajaxin.

Lexo po ashtu De Jong refuzon Unitedin, i pëlqen kalimi te Chelsea ose Bayerni

Chelsea është ‘sinqerisht i interesuar’ për De Jong, por pasi panë mesfushorin të anulojë publikisht bisedat për një lëvizje te Manchester United, ata duan të sigurohen.

Drejtuesit e Bluve janë të bindur se nuk do të bëjnë një lëvizje formale derisa të mund të vlerësojnë nëse 25-vjeçari do të ishte i interesuar seriozisht për një kalim në Stamford Bridge.

Barcelona dhe Unitedi kanë rënë dakord për një ofertë me vlerë 85 milionë euro për De Jong, por mbetet për t’u parë nëse holandezi dhe Djajtë e Kuq do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje personale për të mbyllur transferimin. /Telegrafi/

Exit mobile version