Telegrafi

Presidenca e Suedisë në BE do të jetë vendimtare për mbështetjen e Ukrainës

Suedia gjatë presidencës së BE-së, do të jetë vendimtare për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një deklaratë përmes Twitterit, shefja e BE-së tha se udhëheqja e vendit do të luante një rol jetik në ruajtjen e unitetit të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës.

Suedia morri sot presidencën e BE-së në Bruksel, duke zëvendësuar qeverinë e Republikës Çeke.

Muajin e kaluar, kryeministri suedez, Ulf Kristersson tha se Suedia po merrte presidencën në një kohë kur Bashkimi Evropian po përballet me sfida të paprecedentë.

“Një Evropë më e gjelbër, më e sigurt dhe më e lirë është themeli i prioriteteve tona”, tha ai.

Kujtojmë se Suedia ka aplikuar për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO, por të cilën deri më tani po e bllokon Turqia.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/