Suedia gjatë presidencës së BE-së, do të jetë vendimtare për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në një deklaratë përmes Twitterit, shefja e BE-së tha se udhëheqja e vendit do të luante një rol jetik në ruajtjen e unitetit të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës.
Suedia morri sot presidencën e BE-së në Bruksel, duke zëvendësuar qeverinë e Republikës Çeke.
🇸🇪 Sweden is assuming the Council presidency at a crucial time.
Dear @SwedishPM, your leadership will be crucial to preserve our 🇪🇺 unity in support of Ukraine.
You can count on me to take forward your ambitious agenda for our Union.Lycka till @sweden2023eu ! pic.twitter.com/mKClO65Hoh
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 1, 2023
Muajin e kaluar, kryeministri suedez, Ulf Kristersson tha se Suedia po merrte presidencën në një kohë kur Bashkimi Evropian po përballet me sfida të paprecedentë.
“Një Evropë më e gjelbër, më e sigurt dhe më e lirë është themeli i prioriteteve tona”, tha ai.
Kujtojmë se Suedia ka aplikuar për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO, por të cilën deri më tani po e bllokon Turqia.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/