Telegrafi

Portieri i Ajaxit, Onana ka vendosur mes Interit dhe Barcelonës

Portieri i Ajaxit, Andre Onana thuhet se ka vendosur të nënshkruajë me Interin si lojtar i lirë, pavarësisht interesimit të Barcelonës.

25-vjeçar kamerunas është lidhur gjithnjë e më shumë me Nerazzurrët në muajt e fundit, por interesimi i fundit nga Barcelona dukej të përbënte një kërcënim në garën për nënshkrimin e tij si një transferim i lirë.

Onana ka vendosur tani dhe sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, portieri do t’i bashkohet Interi edhe përkundër respektit për klubin nga Camp Nou.

Lexo po ashtu Interi pret janarin për ta përfunduar marrëveshjen me portierin Onana

Sipas Romanos, 25-vjeçari respekton Barçën, por ai po planifikon të nënshkruajë me Interin sapo të lejohet rregullisht.

Puna për nënshkrimin e lojtarit tani po i afrohet fundit dhe sipas Romanos nënshkrimi i tij së shpejti do të konfirmohet.

Portieri i Ajaxit do të jetë në gjendje të nënshkruajë një para-kontratë me Interin në afatin kalimtar të janarit, duke siguruar të ardhmen e tij në Milano ndërsa përfundon sezonin me gjigantët e Eredivisie. /Telegrafi/