Portieri i Ajaxit, Andre Onana thuhet se ka vendosur të nënshkruajë me Interin si lojtar i lirë, pavarësisht interesimit të Barcelonës.
25-vjeçar kamerunas është lidhur gjithnjë e më shumë me Nerazzurrët në muajt e fundit, por interesimi i fundit nga Barcelona dukej të përbënte një kërcënim në garën për nënshkrimin e tij si një transferim i lirë.
Onana ka vendosur tani dhe sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, portieri do t’i bashkohet Interi edhe përkundër respektit për klubin nga Camp Nou.
Sipas Romanos, 25-vjeçari respekton Barçën, por ai po planifikon të nënshkruajë me Interin sapo të lejohet rregullisht.
André Onana situation. The decision has been made months ago and it’s still clear: he’s expected to pick Inter as next club, starting from June 2022 🤝🇨🇲 #transfers
Onana respects Barça but he’s planning to sign with Inter as soon as it’s regularly allowed. Here we go confirmed. pic.twitter.com/0AysYnhEuh
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 15, 2021
Puna për nënshkrimin e lojtarit tani po i afrohet fundit dhe sipas Romanos nënshkrimi i tij së shpejti do të konfirmohet.
Portieri i Ajaxit do të jetë në gjendje të nënshkruajë një para-kontratë me Interin në afatin kalimtar të janarit, duke siguruar të ardhmen e tij në Milano ndërsa përfundon sezonin me gjigantët e Eredivisie. /Telegrafi/