Telegrafi

Vrasjet e fundit në Kosovë, Policia vazhdon me plan për sigurinë edhe në Pejë – arreston shtatë persona

Po bëhen disa ditë që Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në terren në zbatim të planit operativ “Goditja”, pas disa vrasjeve që ndodhën në vend.

Pas rajoneve të Ferizajt, Gjilanit dhe Prizrenit edhe drejtoria Rajonale e Policisë në Pejё, nga data 11.08 deri më 14.08.2023, po vazhdon me implementimin e planit operativ “Goditja” me detyra dhe aktivitete bazuar në këtë plan.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky plan po zbatohen kryesisht në zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.

Lexo po ashtu ​Urdhri operativ “Goditja”, për pesë ditë 72 të arrestuar dhe 34 armë të konfiskuara

Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatё angazhimeve nё terren pёr periudhën kohore katër ditore janё realizuar 170 patrulla policore, 144 pika tё kontrollit tё automjeteve si dhe janë kontrolluar 792 vetura.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se janё legjitimuar 679 persona, janё kontrolluar 19 lokale tё ndryshme dhe janё realizuar 17 pika kontrolli me radar dhe alkool test.

Lexo po ashtu Policia vazhdon me plane operative edhe në Prizren, arreston 6 persona e konfiskon 10 armë të ndryshme

Sipas njoftimit thuhet se janё arrestuar 7 persona dhe anё sekuestruar 17 copё municion, e janё sekuestruar 4 armë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё bashkëpunojnë me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Shtimi i masave të sigurisë në vend, edhe Policia në Gjilan arreston 13 persona

Ndryshe, javën e kaluar Policia në Prizren, arrestoi 6 persona e konfiskoi 10 armë të ndryshme, ndërsa në Gjilan në kuadër të këtij plani u arrestuan 13 persona.

Lexo po ashtu Policia e Kosovës shton masat e sigurisë në Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit - arrestohen 9 persona

Po ashtu edhe në Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit u arrestuan 9 persona janë konfiskuar 5 armë të zjarrit dhe sasi e municionit. /Telegrafi/