Telegrafi

Policia shqiptare përgënjeshtron lajmet e rreme për arratisjen e Alqi Bllakos

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Shqipëri ka përgënjeshtruar sot disa lajme të rreme që kanë qarkulluar mbrëmjen e djeshme nëpër media se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është arratisur.

Në një njoftim, policia informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e Bllakos, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Lexo po ashtu SPAK kërkoi arrestimin e tij, vetëdorëzohet në polici ish-deputeti i PS-së në Shqipëri

Policia sqarojnë se Bllako është vetëdorëzuar në përputhje me detyrimin ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Arrestimi i Bllakos u kërkuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

SPAK e akuzon Bllakon për korrupsion dhe shpërdorim detyre me çështjen e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.

Dy ditë më parë, SPAK kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për arrestimin e Bllakos, teksa të mërkurën pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend. /Telegrafi/