Site icon Telegrafi

Policia jep detaje rreth aksionit “Subvencioni 2021”, lirohet njëri nga të arrestuarit

Është liruar nga Policia e Kosovës njëri nga të dyshuarit për keqpërdorime me subvencione bujqësore.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka dhënë edhe detaje të reja lidhur me aksionet që janë zhvilluar ditën e mërkurë, transmeton Telegrafi.

“Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni ‘Subvencioni 2021’ kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Policia po ashtu ka treguar se çfarë kanë sekuestruar gjatë aksionit.

“Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8  vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1  USB dhe 1 vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Bastisje, arrestime, sekuestrimi i gati gjysmë milioni euro - gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në disa komuna të vendit

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version