Telegrafi

Pogba ka vendosur tashmë midis Real Madridit dhe Juventusit

Paul Pogba (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba është gati të përqendrohet në një transferim te Real Madridi dhe jo rikthimi te Juventusi.

Pogba është njëri nga emrat më të lakuar rreth një largimi nga Old Trafford dhe transferimi diku tjetër gjatë verës.

Klubet më të lidhura me një transferim të mesfushorit francez janë Real Madridi dhe Juventusi, ndërsa Pogba thuhet se ka ndarë tashmë mendjen për klubin e ri.

Lexo po ashtu Shearer: Manchester Unitedi është ekip më i mirë pa Pogban

Sipas mediumit italian Sportmediaset, fituesi i Kupës së Botës e ka lënë të dihet se përparësia e tij është Real Madridi.

Mesfushori është i lidhur me Unitedin deri në vitin 2021, megjithëse klubi ka mundësinë që ta zgjasë atë me 12 muaj në mënyrë të njëanshme.

Sidoqoftë, për momentin, Unitedi është i lumtur ta lë situatën ashtu siç është, ndërsa më vonë do të ishin të gatshëm ta shesin Pogba këtë verë. /Telegrafi/