Paul Pogba ka refuzuar të përjashtojë një rikthim në të ardhmen te Manchester United, duke e përshkruar klubin si ‘familja e parë’ e tij.
Ylli i Juventusit ka qenë i lidhur fort me një lëvizje të verës larg nga Torino, me Real Madrid dhe Manchester United që dëshirojnë shërbimet e tij.
Skuadra angleze, e cila e shiti Pogban në Juventus në vitin 2012, thuhet se janë të etur për të ri-nënshkruar me mesfushorin francez për një tarifë rekord botëror prej 100 milionë funteve.
Me spekulime përreth të ardhmes së tij të intensifikuar këto ditë, Pogba u prezantua me këmisha të tre klubeve, kur morri pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ESPY të mërkurën.
Kur dorëzoi fanellën e Juventus, Pogba u përgjigj: “Është ekipi im, familja ime. Kjo është ajo ku unë jam duke luajtur. Kur unë veshi këtë këmishë, unë jam i lumtur, unë jam i lumtur për të luajtur futboll. Kjo është diçka që unë kam kërkuar për të bërë që kur kam qenë i vogël. Unë jam i lumtur këtu”, u përgjigj Pogba kur iu dorëzua fanella e Juventusit.
“Kjo është familja ime e parë”, deklaroi mesfushori francez kur iu dorëzua një fanellë e Unitedit, ndërsa kur u pyet për ofertën e Jose Mourinhos për të, Pogba u përgjigj: “Unë nuk e di, ne do të shohim”.
Teksa kur u pyet për një kalim te Real Madrid, Pogba ka thënë: “Është një klub i madh”.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Ndërsa, ironia më e madhe e tij ishte, kur u pyet se në cilën klubi ai preferon të transferohet: “Unë do të marrë të tre skuadrat”. /Telegrafi/