Lista e Kombëtares së Francës për dy ndeshjet e muajit nëntor ka ndryshuar tashmë.
Trajneri Didier Deschamps kishte publikuar para katër ditësh listën prej 23 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Francës.
Franca do të luajë dy ndeshje gjatë muajit nëntor, ku njëra është e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa tjetra miqësore.
Së pari Gjelat do të përballen me Holandën më 16 nëntor në Ligën e Kombeve, ndërsa katër ditë më vonë miqësore me Uruguain.
Pogba / Martial
🔁
Lacazette / Sissoko pic.twitter.com/2tQgP1Sz4p
— B/R Football (@brfootball) November 12, 2018
Megjithatë, sot (e hënë) lista e Deschamps ka pësuar ndryshime shkaku i lëndimeve.
Është konfirmuar se dyshja Pogba dhe Martial do të mungojnë shkaku i lëndimeve, ku mesfushori vuan nga lëndimi i kofshës, ndërsa sulmuesi nga aduktori.
Në vend të tyre, trajneri Deschamps si zëvendësues ka ftuar Alexandre Lacazette të Arsenalit dhe Moussa Sissoko të Tottenhamit.
Lacazette kishte kohë që nuk ftohej në ekipin kombëtar dhe tani është radha të tregojë vlerat e tij dhe ta bind trajnerin Deschamps. /Telegrafi/