Real Madridi po shikon nga afër Paul Pogban edhe Antonio Rudigerin, si blerjet të reja të mundshme, teksa kërkojnë të freskojnë skuadrën e tyre aktuale.
Dihet tashmë që Pogba dëshiron të luajë për Real Madridin dhe negociatat e tij për rinovim të të kontratës me Manchester United kanë ngecur.
Ky është edhe një konfirmim që Los Blancos tani po analizojnë nënshkrimin me francezin dhe mënyrën se sa do të kushtojë financiarisht.
Mino Raiola, nuk shihet si pengesë për marrëveshjen dhe klubi është shumë më i sigurt që mund t’i sigurojë shërbimet e fituesit të Kupës së Botës.
Pas tij vjen qendërmbrojtësi i Chelseat, Antoinio Rudiger, i cili ashtu si Pogba, mund të nënshkruhet me një marrëveshje parakontrate në janar, ashtu siç bëri Real Madridi me David Alaba në fillim të këtij viti.
Rudigerit dhe Pogbas, do t’u skadojë kontrata qershorin e ardhshëm, ndërsa Real Madridi është i gatshëm që të ofrojë pagë më të lartë për ta vetëm t’i sigurojë shërbimet.
Real Madridi nuk është shquar më parë për nënshrime me kosto zero, por afrimi i David Alaba këtë sezon, ka ndryshuar strategjinë e klubit. /Telegrafi/