Telegrafi

Pochettino mendon transferimin e Sadio Mane te Chelsea

Mauricio Pochettino ka diskutuar nënshkrimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Sadio Mane me drejtuesit e Chelseat.

Pochettino pritet së shpejti të konfirmohet trajneri i ri i Chelseat duke marrë drejtimin e ekipit nga nisja e sezonit 2023/24.

Me ardhjen e tij në Stamford Bridge, trajneri argjentinas po mendon edhe përforcimin e skuadrës me lojtarët që mendon se i përshtaten skemave të tij.

Lexo po ashtu Pesë yjet që Pochettino mund t'i largojë nga Chelsea në verë

Sipas faqes së njohur Football Insider, Pochettino ka rritur mundësinë e kthimit të Sadio Mane në Angli këtë verë.

Pochettino ka punuar me ish-sulmuesin e Liverpoolit gjatë kohës së tyre te Southampton dhe e di se ai është i paqëndrueshëm në Mynih.

Bayern Munich është i gatshëm të shesë dhe do të pranojë 30 milionë funte për t’u ndarë me senegalezin. /Telegrafi/