Mauricio Pochettino nuk ka thënë ndonjë të re të madhe për situatën e Moises Caicedos, i cili flitet të jetë më afër Chelseat. Njëjtë u përgjigj edhe Jurgen Klopp, pasi edhe Liverpooli e do mesfushorin.
Në garë për mesfushorin janë Chelsea dhe Liverpooli, që vazhdojnë ta ndjekin, lojtarin që mund të bëhet më i shtrenjti në histori të Ligës Premier.
“Jo, për momentin nuk ka asgjë. Ne po punojmë shumë, por mendoj se në momentin që do të ndodhë diçka, do t’ju informojmë përmes klubit”, ka thënë Pochettino për situatën e Caicedos.
Interesante, pasi edhe kur Jurgen Klopp u pyet për situatën, ai dha një përgjigje pothuajse identike.
“Asnjë lajm. Tregu është i çmendur. Nuk është sekret që ne po kërkojmë diçka”, ka thënë gjermani.
Chelsea thuhet se po punon për një marrëveshje prej 133 milionë euro për të nënshkruar Caicedo nga Brighton , ndërsa oferta e Liverpoolit ishte 127 milionë euro. /Telegrafi/