Jonathan David është njëri nga sulmuesit më të talentuar në botë.
Ylli kanadez ka shpërthyer këtë edicion me klubin belg Gent duke shënuar gola të shumtë.
20-vjeçari është aktivizuar në 38 takime me Gentin në të gjitha garat ku ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 10 asistime.
E falë paraqitjeve fantastike, 12 skuadra të mëdha evropiane janë vënë në kërkim të tij.
Chelsea, Arsenal, Everton dhe Leicester City e duan lojtarin në Ligën Premier, ndërsa Monaco dhe Lyon në Ligue 1.
David po kërkohet edhe nga tri skuadrat e mëdha gjermane Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig.
Ndërkohë interesim për të kanë shfaqur edhe skuadrat italiane Lazio, Napoli dhe Roma.
Giallorosët e kanë parë në dy ndeshje në Ligën e Evropës kanadezin i cili në takimin e dytë edhe i shënoi gol.
Kryeqytetasit kanë pasur takim me krerët e klubit belg dhe kanë pyetur për mundësinë e transferimit të David në Olimpico.
Gjithsesi drejtuesit e Gentit kanë konfirmuar se në janar kanë refuzuar 25 milionë euro për yllin e tyre.
Qëllimi i Gent është që nga shitja e yllit të tyre të fitojë mbi 35 milionë euro. /Telegrafi/