Telegrafi

Platforma ChatGPT po gëzon sukses të madh

Njëqind milionë njerëz e përdorin ChatGPT në baza javore, njoftoi CEO i kompanisë së OpenAI, Sam Altman në konferencën e tij të parë të zhvilluesve të hënën

OpenAI ndau edhe një sërë veçorish të reja, duke përfshirë një platformë për ndërtimin e versioneve të personalizuara të ChatGPT-s për të ndihmuar me detyra specifike dhe GPT-4 Turbo, një model i ri që ka njohuri për ngjarjet botërore deri në prill të vitit 2023 dhe që mund të përshtatet ekuivalenti i mbi 300 faqeve tekst në një kërkesë të vetme, transmeton Telegrafi.

Chatboti ChatGPT u lansua një vit më parë dhe që atëherë ka fituar popullaritet të madh, duke arritur 100 milionë përdorues aktivë mujor për vetëm dy muaj.

Lexo po ashtu Musk 'sfidon' shqiptaren Mira Murati, lanson modelin e parë me Inteligjencë Artificiale

Përveç kësaj shumë kompani të mëdha teknologjike sikurse Meta dhe Google filluan të punonin për lansimin e modeleve të ngjashme.

Së fundmi edhe Elon Musk ka lansuar një chatbot me AI të cilin e ka quajtur Grok.

Lexo po ashtu Musk njofton lansimin e chatbotit me Inteligjencë Artificiale të quajtur Grok

ChatGPT u krijua nga kompania OpenAI, ku shefe e teknologjisë në këtë kompani është inxhinierja shqiptare, Mira Murati. /Telegrafi/