Telegrafi

Pjaca do të largohet nga Juventus, pesë skuadra e duan kroatin

MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Marko Pjaca of Croatia reaches for the ball during the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Marko Pjaca është rikthyer te Juventusi pas huazimit gjashtë mujor te Schalke 04.

Lojtari duket se nuk është në planet e trajnerit Massimiliano Allegri dhe do të largohet.

Hapësirat e pakta edicionin e kaluar kanë bërë që Pjaca të largohet, ndërsa me ardhjen e Cristiano Ronaldos duket se nuk do të ketë fare rast.

Kësisoj Juventus e ka nxjerrë në shitje sulmuesin kroat dhe po pret ofertën më të mirë për të.

Mediat italiane kanë raportuar se deri më tani pesë skuadra kanë shprehur interesim për Pjacan.

Marko Pjaca. (Getty Images)

Skuadra që e pati në huazim, Schalke 04 po dëshiron transferimin përfundimtar të lojtarit.

Ndërkohë në Serie A, janë tri skuadra që po e kërkojnë talentin e madh kroat.

Atalanta, Sampdoria dhe Fiorentina janë duke i kërkuar shërbimet e Pjacas.

Ndërkohë në garë për reprezentuesin kroat është futur edhe Leicester City.

Juventus po kërkon 17 milionë euro për ta lënë të lirë Pjacan. /Telegrafi/