Barcelona fitoi në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit me rezultat 0-1 dhe kështu vetëm sa u shkëput në mbrojtjen e titullit në La Liga.
Një nga momentet më të komentuara të ndeshjes ishte ai mes Sergio Ramosit dhe Lionel Messit, spanjolli goditi në fytyrë argjentinasin dhe ky i fundit reagoi mjaft ashpër.
Pas ndeshjes mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e arsyeton reagimin e pesë herë topit të artë si diçka të momentit, ndërsa shpjegoi se pas lojës i gjithë rivaliteti mes lojtarëve largohet.
“Ramos më tha se kontakti me Messin ishte i butë, por Leo kishte gjak në buzët e tij dhe ishte i nervozuar”.
“Kam raporte të mira me lojtarët e Real Madridit, por ku je në fushë duhet të mbrosh ngjyrat tuaja, ky është rivaliteti. Por, sapo të përfundojë ndeshja, ngrohtësia është reciproke, ne respektojmë njëri-tjetrin shumë”.
“Unë jetoj për atmosferën në El Clasico që kush isha fëmijë. E dinim që fitorja në Bernabeu do të ishte e vështirë”.
“Jemi të lumtur, fitoja na jep primatin në ligë dhe kështu ne tani mund të pushojmë paska në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Pique.
Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon e para në La Liga me 60 pikë, dhjetë më shumë se Atletico Madridi me një ndeshje më pak dhe 12 pikë se Reali. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hVr2VB0zwww