Erik ten Hag është treguar shumë i qartë me Manchester Unitedin rreth largimeve që duhet të ndodhin në këtë verë.
Trajneri holandez erdhi në këtë verë te Djajtë e Kuq nga Ajaxi dhe dëshiron të ndërtojë një skuadër sipas filozofisë së tij të lojës.
Emrat që priten të largohen nga “Old Trafford” janë si, Axel Tuanzebe, Aaron Wan-Bissaka, Phil Jones, Eric Bailly dhe Brandon Williams.
Pesë lojtarët aktualisht janë afër marrëveshjeve me klube të ndryshme dhe duket se Ten Hag po e realizon planin e tij.
Situatë ende e pazgjidhur mbetet për Cristiano Ronaldon, që po bën presion që të largohet nga United, por që nuk ka ndonjë skuadër që ka bërë ofertë zyrtare për të.
Andaj, strategu po kërkon që kjo situatë me lojtarë të padëshiruar të zgjidhet më së largu në javën e ardhshme. /Telegrafi/