Telegrafi

Pesë klube futen në garë për transferimin e Mertens

Dries Mertens pritet të largohet nga Napoli me të përfunduar ky edicion.

Napolitanët kanë bërë të ditur se belgu do të largohet në këtë afat kalimtar të janarit, shkaku që kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti.

Interi, Milan, Chelsea, Manchester United dhe Arsenal, janë futur në garë për transferimin e Mertens.

Gazetari italian Alfredo Pedulla raporton se sulmuesi nuk dëshiron të largohet nga Serie A, duke shuar shanset për një kalim në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Interi harton planin për transferimin e Mertensit

Nerazzurët dhe Rossonerët, tani duket se do të garojnë vetëm mes tyre për t’i marrë shërbimet e lojtarit.

Napoli do të lejojë largimin e Mertens, por vetëm nëse pranon 25 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/